LAJME

LDK mban zgjedhje në Forumin e Gruas dhe të Rinisë

Dega e LDK-së, në Gjilan ka mbajtur takim të kryesisë si dhe të strukturave tjera udhëheqëse e ku është biseduar për sukseset në qeverisjen lokale e në veçanti për aktivitetet në kuadër të partisë, ku LDK është në proces zgjedhor në dy forumet e saja, në atë të gruas dhe rinor.
Komuna e Gjilanit krahas daljes nga borgjet e mbetura nga qeverisja e kaluar po arrinë të ngritet në kampion të zhvillimit me projektet tona për infrastrukturë, duke arritë të krijojm kushte të mira me të cilat po ndikojn që tejkalojm dallimet urbano-rurale. Sot gjithëçka po ecen konform programit qeverisës dhe Gjilani po merr pamjen e merituar, duke filluar me shtratin e Mirushës si dhe projektet tjera me të cilat çdo lagje e çdo fshat po i prekë t’mirat e punëve të hajrit të qeverisjes sonë, ka thënë Kryetari Lutfi Haziri, e ku ka përmendur edhe një varg të projekteve të mëdha e të rëndësishëm që e presin Gjilanin.
Strukturat e partisë janë njohur edhe me procesin zgjedhor që ka filluar në dy forumet, atë të gruas dhe rinor, ku është zgjuar një interesim i madh i të rinjëve dhe femrave gjilanase që të kyçen në LDK-në e besës dhe shpresës për Kosovën. Duke folur lidhur me këtë Kryetari Haziri, ka bërë thirrje që si parti me tradita demokratike tu krijojm hapsirë dhe kushte të gjithë atyre që shprehin interesim të jenë pjesë e LDK-së, dhe ka njoftuar se pas përfundimit të zgjedhjeve në forume neve na pret punë në organizmin e konventës së madhe e cila do të hapë rrugë të reja drejtë rritës dhe forcimit si subjekt lider që jemi, ka përfunduar Kryetari Lutfi Haziri.
Ndryshe e tërë struktura e partisë, është falënderuar për qeverisjen e drejtë dhe të suksesëshme dhe njëkohësisht kan parashtruar planet e tyre që qëllim primar krijimin e kushteve më të mira për jetën e qytetarëve.

You Might Also Like