Futboll

Liria – Drita pritet të zhvillohet në stadiumin përplot shikues

Në prag të ndeshjes së javes së dytë të Superligës, klubi FC DRITA ka mbajtur konferencën për media.
Në konferencë, trajneri Akis Vavalis dhe futbollisti Albin Prapashtica folën për ndeshjen ndaj KF Lirisë.
Trajneri Akis Vavalis tha se nesër është një ndeshje e vështirë në udhtim ndaj KF Lirisë, dhe si ekip kemi bërë analizë për këtë ndeshje dhe kemi parë që ka disa lojtarë interesantë sidomos në repartin ofanziv, gjithashtu duke par që luajnë në stadiumin e tyre ku pritet të jetë i mbushur me tifozë dhe me entuziazmin që kanë pas inkuadrimit në superligë e bëne një ndeshje të vështirë.
Gjithashtu sa i përket ekipit tonë,  ai theksoj se që nga fillimi i ndeshjes ekipi jonë duhet të dëshmojë potencial dhe agresivitet dhe të tregojmë që jemi ekip më i mirë se kundershtari dhe favorit për këtë ndeshje.
Futbollisit Albin Prapashtica tha gjithashtu që kemi perballë një kundershtar të veshtirë, gjithsesi ekipi jonë gjatë gjithë javës është përgatitur dhe ka analizuar këtë ndeshje, dhe se normalisht në Prizren udhtojmë për fitore.
Në kuadër të javës së dytë, FC DRITA do të takohet me KF Lirinë ne Prizren, të shtunën ora 17:00, ne stadiumin Perparim Thaci.
Konferencën e plotë mund ta ndiqni në profilin zyrtar të klubit https://fb.watch/mveIDLCfAB/

You Might Also Like