Muzikë

Lumturie Shabani, Shkumbin Miftari e Dëfrim Behluli më të mirët në muzikë për vitin 2022

Në mbrëmjen e sotme janë shpallur edhe më të mirët në lëmin e muzikës, kurse për më të mirët në muzikë për vitin 2022 mirënjohjet i ka shpërndarë Enkelejda Arifi, zyrtare komunale.

Kështu fituesja e Festivalit të Muzikës Popullore “Kosovarja këndon”, Lumturie Shabani, është shpallur këngëtarja më e mirë e muzikës popullore për vitin 2022 në Gjilan. U rendit i pesti në botë nga më shumë se 700 instrumentistë në Konfederatën Botërore të Fizarmonikës, por edhe ishte pjesëmarrës në shumë festivale anekënd botës, andaj është shpallur artisti më i dalluar i muzikës klasike e ky është Shkumbin Miftari. Dëfrim Behluli është shpallur artisti më i mirë i muzikës moderne./kryelajmi.com/.

You Might Also Like