Gjilan

Lutfi Haziri uron nxënësit dhe mësimdhënësit për vitin e ri shkollor

 

Gjilan, 2 shtator 2019 – Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit, duke shprehur bindjen se në Gjilan çdo vit do të ketë vetëm ngritje të cilësisë së arsimit dhe të kushteve më të mira për punë dhe mësim.

 

“Është dita e parë e mësimit për këtë vit shkollor, por është edhe viti i parë i shkollimit për fëmijët të cilët janë ulur në bankat e shkollës për të nisur mësimin e shkronjave si hapa të parë të arsimimit dhe edukimit. Arsimi, vazhdon të jetë prioriteti i parë i qeverisjes në Gjilan. Jemi të angazhuar për kushte më të mira, për mbështetje të fuqishme dhe për cilësi. Po punojmë bashkërisht që Gjilani të jetë edhe më tutje elitë sa i përket arsimimit dhe sukseseve në cilësinë e mësimit”, ka thënë  Haziri, që ka shtuar vetëm me ngritjen e cilësisë, vendi ka seuksese dhe zhvillim.

 

“Vetëm me ngritje të cilësisë në arsim mund të kemi suksese dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Gjilani ka kapacitete, ka mundësi dhe punon që kuadrot që dalin nga kjo komunë të jenë konkurruese të fuqishme në tregun e punës kudo në Europë dhe gjetiu. Me këtë rast, dua të përmend sukseset që kanë treguar në veçanti shkolla “Thimi Mitko”, e cila nga sot fillon mësimin me dy ndërrrime, sikurse edhe shkollën “Bajram Curri”. Urime dhe qoftë i mbarë për të gjithë ky vit shkollor”, ka shtuar kryetari Haziri.

 

Përndryshe, në vitin shkollor 2019/2020 në Gjilan mësimin do të ndjekin 17 mijë e 233 nxënës, prej tyre 12 e 573 nxënës nga klasa 1-9, në shkollat e mesme janë regjistruar 4660 nxënës, ndërkaq në klasën e parë janë regjistruar 1350 nxënës.

You Might Also Like