Nën organizimin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Gjilanit dhe FFK-së, në fushën me bari sintentik tek “Rrethi”, është mbajtur “Fest Football” duke dëshmuar se shteti i Kosovës ka talent të futbollit por duhet punuar me ta në mënyrë profesionale.
Edhe pse ardhjen e tyre shumë klube e kishin verifikuar në këtë “Fest Football”, ato sot nuk u paraqitën duke dëshmuar e neglizhuar këtë festë të futbollit të cilin e ka organizuar trajneri me prejardhje shqiptare i cili jeton e vepron në shtetin e Francës, Franck Bettulat.
Është kjo një dobësi e shumë klubeve të Anamoravës të cilët futbollistët e tyre nuk i paraqitën në këtë element të futbollit për të parë nga afër cilësinë e futbollisteve të tyre.
Në praninë e shumë shikuesve dhe futbollisteve pjesëmarrës secila skuadër u takuan në mes tyre duke shpalosur futboll cilësor, dhe me të drejt nga këta djelmosha të talentuar në të ardhmen pritet që të mbajnë fanellat e shumë klubeve.
Katër klube FC Drita, SC Gjilani, KF Lugina e Preshevës dhe SHF Kosova-Viti ishin pjesëmarrëse në këtë “Fest Football”
Trajneri nga Franca, Franck Bettulat, i cili ishte iniciator i këtij “Fest Football” ka deklaruar.
“Jam shumë i lumtur me këtë organizim, i falënderoj trajnerët, futbollistët e prindërit për pjesëmarrje, këta fëmijë kanë talent por duhet punuar në mënyrë profesionale me njerëz e trajnerë profesionist nëse dëshirojmë që këta fëmijë nesër të na bëjnë krenar me paraqitjet e tyre në fushë. Të gjithë futbollistëve i uroj karrierë të ndritshme, shpresoj se në të ardhmen do të organizojmë një takim të këtij lloji edhe më të madh me klube nga Rajoni e nga Evropa”.
Sekretari i KF Lugina e Preshevës, Abdulla Rexhepi, ishte i nderuar me pjesëmarrjen e futbollisteve të tij në këtë “Fest Fuotball”.
“Është kënaqësi e veçantë të jesh në mesin e këtyre djelmoshave e talenteve, jemi të nderuar që jemi pjesë e këtij elementi të futbollit, kjo i bën dobi jo vetëm futbollistëve por edhe sensibilizimit në mes klubeve për bashkëpunim edhe më të madh”.
Në shkallët e stadiumit kishte mjaft shikues dhe prindër të cilët me duartrokitje në cdo moment i përkrahnin këta futbollist të rijnë.
Mendim Berisha njëri nga prindërit nga Lugina e Preshevës ka theksuar.
“Kjo i duhet çdo klubi për të parë nga afër kualitetin e futbollistëve, këto takime të kësaj kategorie na mungojnë, duhet më shpesh të organizohen vetëm kështu mundemi të ecim përpara, ne e falënderojmë trajnerin Bettulat që dijen e tij po e transformon tek fëmijët tanë”.
Pas përfundimit të takimeve të gjithë futbollistët u shpërblyen me nga një medalje.