Sportet luftarake

Mbahet turneu ndërkombëtar i karatesë për nder të dëshmorit të kombit, mësuesit Mustafë Blakaj

Në Palestrën e Sporteve në Istog, është mbajtur turneu ndërkombëtar i karatesë për nder të mësuesit dhe ndër pionerët e parë të UQK-së, Mustafë Blakaj i cili ra në altarin e lirisë për të mos vdekur kurrë. Klubi i Karates ‘E&E Wazari’, ishte nikoqir i këtij turneu madhështor të karatesë, ku njiherit ky turne prestigjiosë është nën ombrellën e Federatës së Karatesë së Kosovës. Afaristi i mirënjohur, Ukë Blakaj, me shumë krenari kujton prindin e tij – mësuesin e dëshmorin e kombit, Mustafë Blakaj, duke i falenderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë turne të karatesë. “Mësuesi Mustafë përgjatë gjithë kohës sa ka punuar në arsim, krahas edukimit dhe arsimit është përkujdesuar që nxënësit t’i kushtojnë kujdes të shtuar edhe aktiviteteve fizike. Babai, i tillë ka qenë gjatë gjithë jetës, deri në frymën e fundit, kur ra vertikalisht për të jetuar të lirë gjeneratat e reja, e për të pasur mundësi që të merrën edhe me sport, përfshirë me karate. E falënderoj Federatën e Karatesë së Kosovës dhe Klubin e Karatesë “E&E Wazari” në Istog për organizimin e këtij turniri, karateistët, si dhe të gjithë pjesëmarrësit, të cilët me pjesëmarrjen e tyre e nderuan mësuesin Mustafë dhe familjen time Blakaj.”

 

You Might Also Like