Futboll

Mbyllet pjesa e parë, Gjilani po mbahet mirë ndaj Feroniklit ‘74

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Feronikli ’74 – Gjilani e gola nuk janë shënuar. Ekipi i Gjilanit është mbrojtur mirë, kurse vendasit nuk kanë patur asnjë rast të mirë shënimi. Gjilani dy herë ka mundur të shënojë pas kundërsulmeve, sidomos rast të mirë ka patur në minutën 31, kur Kushtrim Shabani ka shpërthyer nga e majta dhe kur është futur në brendi ka gjuajtur në këndin e ngushtë të portës, por portieri i Feroniklit ’74 ia ka dalë që topin t’a dëbojë në fundore. Krejt në fund të pjesës së parë, pas një gjuajtje nga këndi, në brendi të zonës së Gjilanit pati një prekje me dorë dhe gjyqtari dha penalti, por pas shikimit të sistemit Var doli se penaltia ishte e paqenë, andaj u anulua./kryelajmi.com/.

You Might Also Like