Futboll

Mbyllet pjesa e parë me rezultat që nuk i konvenon Dritës

Drita e Gjilanit dhe Auda nga Letonia u përballen në ndeshjen e kthimit në kuadër të xhiros së tretë të Europa Conference League, e cila është luajtur në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e ku ekipi letonez kishte epërsinë prej 1:0 nga ndeshja e parë.

Mysafirët që në minutën e tretë mbetën pa lojtarin e tyre Hrvoj, i cili pati një përplasje me Ovoukan dhe u desh që të lëshojë lojën.

Drita rastin më të mirë e pati pas gjysmë ore lojë, kur Ovouka shpërtheu nga e majta dhe në vend që të harkojë në brendi gjuajti në portë, por që portieri mysafirë gjuajtjen e tij e priti me grushte.

Krejt në fund të pjesës së parë, Drita ka mundur të shënojë, por në dy raste sulmuesit e Dritës Tusha dhe Dabiqaj gjuajtën Zviedris. Pjesa e parë u mbyll pa gola 0:0 e që nuk i shkon për shtati Dritës. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like