– Nismës së disa mediumeve për të përkrahur prodhuesit vendorë, ju ka bashkuar edhe mediumi më i shikuar në Anamoravë, Plus Televizion me seli në Viti
Që nga dje nismës së disa mediumeve për të përkrahur prodhuesit vendorë, ju ka bashkuar edhe mediumi më i shikuar në Anamoravë, Plus Televizion me seli në Viti. Këtë e ka konfirmuar drejtori gjeneral i këtij Televizioni Fatos Hetemi.
Ai ka thënë se nga dje të gjithë prodhuesit vendorë të produkteve ushqimore që kanë
të gatshme brendin e reklamave, mund ta shfrytëzojnë falas hapësirën e marketingut në Televizion dhe në Portalin Informativ, duke sjellur reklamat e tyre.
Këtë hapësirë marketingu do të mund ta përfitojnë falas prodhuesit e prodhimeve vendore të pemëve, perimeve, prodhimeve të qumështit, pijeve të ndryshme, mishit, veshjeve tradicionale .
Kjo iniciativë po bëhet në funksion të mbështetjes së prodhuesve vendorë në Anamoravë dhe promovimit të tyre në tregun kosovar, pas vendosjes së taksës për produktet serbe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, si pasojë e fushatës së egër të shteti serb kundër shtetit tonë, Kosovës.Aziz Zuka