Njëri ndër futbollistët më të mirë të futsallit në Kombëtaren e Kosovës, padyshim është anësori 26- vjeçar me prejardhje nga Gjilani, Meriton Salihu, i cili jeton dhe bën karrierë në shtetin Helvetik të Zvicrës.
Toni siç e thërrasin të gjithë, karrierën e tij në futsal është duke e zhvilluar në njërën ndër skuadrat më të forta Evropiane “Futsal Minerva”, e cila është duke marrë pjesë në Ligën e Kampionëve, ndërsa Toni është njëri ndër futbollistët kyq të kësaj skuadre me traditë
Për futbollistin 26 vjeçar, Meriton Salihu, është krenari që veshë e djersit fanellën e Kombëtares së Kosovës duke dhënë një kontribut tejet të madh, dhe i cili ka fjalë të mëdha për bashkëlojtarët e Përzgjedhësin e Kosovës, Arben Simitqiun.
“Ne jemi një grup i mirë i futbollistëve në Kombëtaren e Kosovës, çdo dit e më tepër po rritemi dhe po tregojmë rezultate të kënaqshme, vetëm në këtë mënyrë të bashkuar mundemi ti arrijmë synimet tona por normal duhet pak kohë pasiqë jemi një Kombëtare e re por me shumë perspektivë”, thekson Toni.
Futbollistët nga Kosova nga katër ndeshje të zhvilluara kanë arritur vetëm një barazim ndaj Tajlandës me rezultat 6-6, ndërsa kanë pësuar nga Uzbekistani 6-3 Mozambikut 2-1 dhe Lituanisë 3-2.
“Ishin ndeshje mjaft të forta, por edhe kundërshtarët ishin me përvojë të madhe, ne kemi treguar futboll shumë të bukur dhe angazhim tek të gjithë bashkëlojtarët e mi na ka munguar pak eksperienca ndërsa mundem të them lirisht se të gjitha Kombëtaret pjesëmarrëse kanë qenë të befasuara me paraqitjet tona në parket për së miri”, shprehet anësori i Kombëtares së Kosovës, Meriton Salihu.
26 vjeqari Meriton Salihu ka zbuluar edhe agjendën me skuadrën e tij “Futsal Minerva” në Ligën e Kampionëve.
“Ne si skuadër kemi aspirata të mëdha në Ligën e Kampionëve, kemi skuadër shumë të mirë me futbollist cilësor dhe do të japim gjithçka nga vetja për të mirën e klubit”.
Siç bën të ditur Meriton Salihu, Kombëtarja e Kosovës nga Tajlanda do të rikthehet në Kosovë të shtunën, ndërsa futbollisti Meriton Salihu do të udhëton drejt Kosovës e Gjilanit për ti kaluar pushimet verore në shtetin e Kosovës.