Futboll

Mevlan Adili i KF Shkëndija në radarin e FC Drita

Mevlan Adili i KF Shkëndija të Tetovës do të ndrrojë ngjyrat e fanellës, ai do të vishet kaltër e bardhë te FC Drita e Gjilanit. Ky futbollistë i shquar është vënë në radarin e FC Dritës, shkruan kryelajmi.com nga burime të mirëinformuara.

FC Drita tashmë ka marrë katër lojtarë ndër ta edhe Blerton Shejin nga FC Shkupi, kurse Mevlan Adili pritet të jetë përforcimi i pestë.

Burimet tona të sigurta, bëjnë me dije se te Drita do të ketë edhe përforcime të tjera, së paku edhe tri përforcime cilësore.

Mevlan Adili, 30-vjeçar, i gjatë 186 centimetra, i lindur në Shkup, deri më tashti ka luajtur në këto ekipe: Shkëndija, Shkupi, UTA Arad, Zhalgiris, Vllaznia Shkodër, SKA-Khabarovsk, Bylis Ballsh dhe së fundi Shkëndija e Tetovës.

Ai luan në pozitën e mbrojtësit qendror dhe luan me këmbën e djathtë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like