Futboll

Morina: Po luajmë mirë e na duhet të jemi edhe më efikas

Arbnor Morina, kryetrajner i Gjilanit, është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij në ballafaqim me Lirinë e Prizrenit dhe ka potencuar se si shumherë në këtë kampionat edhe kësaj radhe e ka brengosur mosefikasiteti i sulmuesve, ngase ekipi bardhë e kuq nga Gjilani pati shumë raste të huqura.

“Tri lojë për një javë është ngarkesë e madhe edhe psikike edhe fizike, mirëpo e bartëm barrën mirë dhe i kaluam këto vështirësi në mënyrën më të mirë të mundur, sepse djemtë janë mirë të përgatitur dhe rezultati është i favorshëm për ne. Brengos mosefikasiteti ynë, ndryshe djemtë po luajnë shumë mirë. Sot dhe në lojën e kaluar na dhezi Isa. Të gjithë po stërvitin mirë. Ka ende lojë, kemi mbrojtjen më të mirë në ligë dhe duhet të jemi të kujdesshëm, ngase me tri pikë të humbura ndërrojnë gjërat. Kryesorja po luajmë mirë”, ka thënë kryetrajneri Arbnor Morina./kryelajmi/.

 

You Might Also Like