Viti

Me nderime u varros në varrezat e Terpezës i riu Valmir Limani

Valmiri u varros në vendlindjen e tij aty ku familjarët, shokët dhe miqët, me dhimbje të madhe i vendosën kurora me lule pranë varrit.

Është varrosur sot pasdite në varrezat e fshatit Tërpezë të Vitisë, Valmir Limani i cili ndërroi jetë dje, pas një sëmundje të rëndë në moshën 19-vjeçare I smuar që para një viti nga Leukemia..

Që ai të shërohet shumë qytetarë të Komunës së Vitisë dhe të Kosovës i dolën në ndihmë që Valmiri të shkojë jashtë vendit dhe të marrë trajtimin e duhur.

Valmiri që një vit u kurua nga sëmundja e leukemisë, ku falë ndihmës së donatorëve të shumtë arriti të shkon në Turqi për trajtim mjekësor, ku bëri edhe transplantin e palcës

kurrizore, por mjekësia dështoi dhe jeta e tij u ndërpre përgjithmonë dje në QKUK në Prishtinë.

Në ceremoninë e varrimit merrnin pjesë familjarë, miq e shumë qytetarë të tjerë.

Babai i të ndjerit, Izeti ka falënderuar të gjithë ata që djalin e tij e ndihmuan në betejën me leukeminë, Aziz Zuka

 

You Might Also Like