KRONIKË E ZEZË

Ndërroi jetë afaristi gjilanas, Basri Kqiku

Një lajm i kobshëm vjen edhe sot nga Gjilani.

Ka ndërruar jetë afaristi i njohur, Basri Kqiku, pronar i kompanisë ‘Bejta Comerce’.

Bastriu ka qenë djali i biznesmenit të ndjerë e humanistit të madh, Bejtë Kqiku.

Lajmin e mortit e ka bërë të ditur vëllai i tij, Ademi.

Njoftimi i plotë i Adem Kqikut:

Njoftim mortor: Me pikëllim të thellë ju njoftojm të gjithë familjarët ,miqët , shokët dhe të gjithë farefisin se sot u nda nga ne më i dashuri ynë vëllau Basri Kqiku nga Gjilani .
Varrimi bëhet me drekë të datës 15.09.2022 ditën e Enjte në varrezat e qytetit në Gjilan .
Nisja funeralit bëhet nga shtëpija e tijë rr. Ukshin Hoti nr 72.

You Might Also Like