Shkruan: Nijazi Musmurati
Aleksandër Vuçiq zëdhënës i kriminelit dhe gjakpirësit Millosheviç, nëse do të rrespektohej drejtësia nga bashkësia ndërkombëtare, sot ai do të duhej të ishte në Hagë me bashkëpuntorët e tij dhe të pëgjigjet, të akuzohet, të gjykohet dhe të denohet ndaj dëbimeve, krimeve, masakrave dhe gjenocidit ndaj shqiptarëve të pafajshëm të kryera nga ushtria e tij e rregullt – ushtria serbe e jo të akuzohen dhe të gjykohen çlirimtarët e Kosovës që mbrojtën pragun e shtëpisë.
Nga këtu mund të marim mësime që përfaqësuesit shtetrorë të Kosovës mos të bëjnë dhe të pranojnë kurrfarë lëshimi dhe kompromisi ndaj Serbisë.
Nëse të fortit donë t’i bëjnë lëshime dhe kompromise Serbisë (dhe siç po shihet po e përkdhelin Serbinë), të i bëjnë vetë ata, e kurrsesi ne vet të mos pranojmë dhe nënshkruajmë me dorën tonë.
Ndaj çlirimtarëve janë duke dëshmuar, përveq atyre serbë, edhe spiunë shqiptarë, kolaboracionist, dëshmitarë të rrejshëm të paguar nga serbia.
Këtu nuk ka një politikë unike, të përbashkët partiake dhe shtetërore për për të iu dalë në ndihmë çlirimtarëve dhe për ta përkrahë me të gjitha forcat luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-ës dhe udhëheqjes së sajë.
Të gjitha partitë politike kanë bërë propagandën e vet në dobi apo në interesin e partisë së vet e jo një politikë të përbashkët në përkrahje të çlirimtarëve që akuzohen në Hagë.
Disa vlerësime për partitë politike:
– Partia Demokratike e Kosovës që njohet si parti e dalur nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, disa zyrtarë të sajë u pasuruan gjithnjë duke u thirrë në vlerat Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
– Lidhja Demokratike e Kosovës gjithëher është paraqitë si viktimë duke akuzuar të tjerët për vrasjen e disa fytyrave politike të sajë. Këtë e bënte gjithnjë kur ishte në opozitë se gjëja kur të vijmë në pushtet do t’i zbulojmë të gjitha. Posa arrinte në majën e pushtetit fare nuk i përmendte ato vrasje dhe viktima. I harronte të gjitha sepse ashtu e kishte bërë propagandën për të ardhë në pushtet.
Kjo lën të mendosh, të dyshosh dhe të aludosh se ndoshta vet ajo i paska zhdukë apo vrarë njerëzit e vet.
– Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës për t’i ruajtur pozitat e tyre dhe pasuritë që kishin krijuar pas lufte, i kritikonte të gjithë (cila parti vinte në pushtet – e mbështeste dhe bënte koalicion me te)
Gjithëher patericë her e PDK-ës e her e LDK-ës e her her patericë e të dyjave.
– Aleanca Kosova e Re është një parti komplet private e Behgjet Pacollit.
Kjo promovohet dhe bën propagandën e sajë se ne do ta ndërtojmëKosovën. Qëllimi i sajë është më se i qartë që Pacolli të jetë afër me pushtetin dhe ta ushtroj biznesin e tij pa pengesa.
– Lëvizjja Vetëvendosje duke u thirrë në ate jo negociata por vetëvendosje, duke protestuar dhe duke përdorë dhunë erdhën në pushtet. Premtimet që i kanë deklaruar gjatë fushatës zgjedhore nuk i kanë përmbushur.
Kështu siç po shihet gjithënjë shqiptarët të ndarë dhe të përqarë ndër veti.
Të ndarë, të shpërndarë jemi të humbur, kurse të bashkuar jemi të fituar.
Armiku gjithnjë përdorë letrën përçajë e sundo!