Kjo garë, e cila është organizuar nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport në Viti edhe atë për të dytën herë me radhë për nder të 23- vjetorit të rënies së Komandant Mjekrës, Nijazi Azemi.
Në garat e gjimnastikës morën pjesë shtatë ekipe: KGj Xheni Gjimnastik nga Tirana, KGj Halil Alidema – Viti, KGJ ELITA – Prishtinë, KGJ Ferizaji, KGJ Omnisporti – Prishtinë, KGJ Kullina – Prishtinë dhe KGj Halil Alidema – Gjilan.
Në këtë garë paraqitjen më të mirë e pati ekipi nga Tirana që është shpërblyer me një Kupë. Ndërsa pesëvjeçarja nga klubi Gjilani, ASIA SPAHIU pati një paraqitje të shkëlqyeshme, andaj nga organizatori u shpall si gjimnastja e së ardhmes së gjimnastikës së Kosovës.
Ekipi i Gjimnastikës “Halil Alidema” në këtë garë shumë të fortë pati performancë të shkëlqyeshme. /kryelajmi.com.