Gjilan

Nënkryetarja Morina Bunjaku pret në takim veteranet e arsimit, i falënderon për kontributin e dhënë në edukimin e shumë gjeneratave

Gjilan, 10 gusht 2022 – Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, ka pritur sot në takim disa veterane të arsimit, të cilat i ka falënderuar për kontributin e dhënë në edukimin e shumë gjeneratave.

Nënkryetarja Morina Bunjaku është shprehur se ato janë frymëzim për ne për të vazhduar me punë të mbara tutje.

“Sot me kënaqësi i mirëprita zonjat e nderuara dhe shumë të respektuara, veterane të arsimit tani pensioniste të devotshme për të kontribuar në mbarëvajtjen e zhvillimit të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të institucioneve dhe shoqërisë.

Pranova shumë urata, sygjerime dhe këshilla dhe kërkesa për të cilat bashkë me kryetarin e komunës do të punojmë për të i realizuar dhe për të qenë gjithmonë në përkrahje dhe përkujdesje të tyre. Respekt për zonjat dhe të arriturat e tyre  si në familje poashtu edhe në shoqëri. Janë frymëzim për ne për të vazhduar me punë të mbara tutje”, ka thënë nënkryetarja e Komunës së Gjilanit. ​

You Might Also Like