Nesër me fillim nga ora 20:00, klubi nga Maqedonia, Sileks do të takohet me FC Dritën, takim ky në kuadër të rundit të dytë në Evropa Ligë.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin e njohur të Maqedonisë Veriore, “Tose Proeski Arena”.
Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante, ku djelmoshat e Nuhiut do të mundohet të japin maksimumin në këtë sfidë edhe pse në dyshim për t’u paraqitur janë Alidema dhe Rexha.
E për të mësuar më shumë detaje rreth kësaj ndeshje, dhe se sa janë të përgatitur futbollistët për këtë sfidë, IndeksOnline ka biseduar me trajnerin, Ardian Nuhiu.
Tekniku, tha se kjo ndeshje do të jetë e vështirë, por që djelmoshat e Dritës do të mundohen të japin maksimumin.
“Diferencat janë të vogla , besoj te ekipi se do bëjë maksimumin.. Janë ndeshje të cilat çdo futbollistë jep më të mirën nga vetja. Kundërshtari ka luajtur mirë vitin e kaluar dhe këtë vit ka startur shumë mirë , duhet të jemi të kujdesshëm sepse është ndeshje tek”, tha fillimisht tekniku Nuhiu.
“Futbollistët e ardhur po ambientohen me ekipin edhe pse gjendja e tyre fizike nuk është në maksimum, do ta menaxhojmë mirë ketë”.
Kështu, ai për fund zbuloi se Kastriot Rexha dhe Festim Alidema janë në dyshim për t’u paraqitur për këtë ndeshje.
“Rexha dhe Alidema janë të dyshimtë, presim t’i shofim në stervitjen e fundit se si do te jenë”, tha ai.