Gjilan

PANhajnia të jetë seriali i fundit i qeverisjes së keqe në Republikën e Kosovës

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur tubim të madh me qytetarë të Gjilanit, në turin e tubimeve me qytetarë në çdo qytet të Kosovës, si pasojë e keqqeverisjes në Kosovës dhe hajnisë që ka kapluar tashmë institucionet e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Gjilan, Nevzad Isufi foli mbi qeverisjen e keqe në Kosovë, duke theksuar se kjo është vetëm pjesë e vargut të qeverisjeve të kaluara që nuk kanë ofruar zgjidhje për problemet e mëdha të qytetarëve, por janë bashkuar edhe në vargun e hajnisë, korrupcionit e punësimeve familjare.

“Nga PANhajnia shoqëria jonë është katandisur si mos me keq. Qytetarë mos duroni më, protestoni ndaj kësaj qeverie e ndaj kësaj qeverisjeje. Të gjithë së bashku të shprehim kundërshtimin tonë, kundër të gjithë këtyre që po na presin ëndërrat e gjithë neve, e zgjidhja e vetme në këtë rast janë Zgjedhjet. Fitorja i takon atij që kembëngul më shumë, e fitorja në këtë rast është vetëvendosja e qytetarëve të Republikës.”

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, bëri thirrje që së bashku të ndalim këtë stagnim të vendit përmes Zgjedhjeve të reja, duke besuar që viti 2019 është vit zgjedhor për të filluar një epokë të re.

” Mbrëmë ishim në Prizren, sot në Gjilan e nesër në Ferizaj. E gjithë Kosova është kundër PANhajnisë, e për zgjedhje të reja, sepse të gjithë së bashku duam shëndetësi e arsim, mirëqenie e përparim e për këtë e duam një qeverisje që punon, një qeverisje që e ndal korrupcionin. Më kot tenton të zhvillosh shtetin, nëse nuk e lufton korrupcionin. Pra të dyja ecin bashkë.”

“Që të ketë paqe rehati në familjet e veta i kanë shpallë luftë shtetndërtimit. Nuk e shohin Kosovën me sy, perveç me trurin që ju është bërë asfallt.”

Ai më tej u fokusua edhe në trajtimin e grave dhe punëtorëve më sektorin privat që vazhdon të jetë një problem shumë i madh për shoqërinë tonë.
“Jam për kuotën gjinore, por jam i lumtur që në Lëvizje e kemi tejkaluar këtë numër si në kryesi si në përfaqësim gjithandej në Kosovë. Gratë nuk kanë performancë të dobët në punë ashtu siç paragjykohet. Përkundrazi, raportet ndërkombëtare flasin se si gratë shumë më pak se burrat korruptohen në pozitat udhëheqëse”.

Në diskutim kanë marrë fjalën edhe deputeti Ismajl Kurteshi, anëtarja e kryesisë Arijeta Rexhepi dhe kryetari i Alternativës në Gjilan, Alfred Halili. Ndërsa, në fund qytetarët e pranishëm kanë pasur mundësi të shtrojnë një mori pyetjesh për problemet e shumta që ata ballafaqohen në jetën e përditshme.

You Might Also Like