KRONIKË E ZEZË

Paraburgim të pandehurit Z. H., dyshohet për kryerjen e veprës penale “ndihma në kryerjen e veprës penale dhënia e ryshfetit”

Gjilan, 25.05.2023 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Z. H.

Ekziston dyshimi i bazuar se në fund të vitit 2021, në kohë të pavërtetuar, në Gjilan me qëllim të rregullimit të nënshtetësisë së Republikës së Kosovës, i pandehuri Z. H. i merr nga i pandehuri A. R. shumën prej 10.000 (dhjetë mijë) euro, me qellim që të njëjtat t’ia dorëzon të akuzuarit M. D. – zyrtar në Zyrën e Gjendjes Civile në Komunën e Vitisë, ashtu që pas dhënies së tërthortë të ryshfetit i pandehuri A. R., nga i pandehuri Z. H., pranon ekstraktin e lindjes dhe certifikatën me shënimet personale të tij, e më pas aplikon dhe pajiset në mënyrë të kundërligjshme me letërnjoftim të Republikës së Kosovës.

Më këto veprime i pandehuri Z. H. dyshohet se ka kryer veprat penale “ndihma në kryerjen e veprës penale dhënia e ryshfetit”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, gjithashtu duke i marrë për bazë të gjitha ato që u thanë më lart, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj të këtij vendimi mbi caktimin e paraburgimit në Gjykatën e Apelit.

You Might Also Like