Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, reagon ndaj Komunës së Gjilanit për ngecjet në ndërtimin e stadiumit të qytetit, respektivisht me qëndrimin në heshtje të përgjegjësve ndaj këtij institucioni kaq të rëndësishëm për futbollin.

Ka kohë që nuk punohet brenda stadiumit, ashtu siq nuk punohet as jashtë saj.
Qytetit po i mungon stadiumi.
Qytetit i është vënë sipër një logo e re, ku shkruan “këtu punohet”, e që realisht asnjëherë nuk përkon me realitetin.
Gërmadhat kanë zënë vendin e tifozëve.
Qytetarëve u mungojnë brohoritjet, u mungojnë të dielat sportive, u mungojnë festat e tifozëve të bashkuar. Nuk janë tifozët e klubeve Gjilanase vetëm të rinjtë. Aty dhe jashtë saj gjenë përkrahës të të gjitha moshave.
Ky qytet i sportit, deshën apo nuk deshën do të mbetet i tillë, do të mbetet qyteti me tifozët më të mirë jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë.
Partia e Drejtësisë dega në Gjilan, kërkon që angazhimit rreth ndërtimit të stadiumit të qytetit t’i vihet pikë, dhe ky projekt të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur.
Zgjidhjes t’i dilet zot dhe mos të lihet mënjanë problemi duke arsyetuar mos punën me arsyet burokratike.
Partia e Drejtësisë dega në Gjilan