Gjilan, 14 nëntor / Pas shqetësimeve të disa banorëve të rr. “Mulla Idrizi”, në Gjilan, se Komuna I ka bllokuar më ngritjen e mureve prej gjysëm metri mu para shtepive të tyre, Grupi Parlamentar I PDK-së Dega në Gjilan, ka dal sot në vendin e ngjarjes dhe ka biseduar me banorët e prekur të kësaj lagjeje.
Shqetësimet e qytetarëve, respektivisht, pronarëve të këtyre shtëpive, janë reale, ngase komuna, në realizimin e projektit të lumit “Mirusha”, I ka “dënuar” ata duke ua ngritur murin – barrierë prej betoni të armiruar, mu para hyrjeve të shtëpive të tyre, me ç’rast ua ka pamundësuar lëvizjen e lirë në hyrje – dalje të shtëpive të tyre.
Mu për këtë, në shenjë paknaqësie, banorët e kësaj rruge, dje kanë protestuar duke mos lejuar ngritjen e këtyre barrierave para dyerve të tyre, por ata janë penguar gjatë ndërhyrjes së policisë.
Banorët e kësaj lagjeje, të prekur me këtë rast, ndihen të pafuqishëm përball pushtetit për ta ndalë këtë të keqe “dhuratë” prej kryetarit të komunës z. Lutfi Haziri, I cili me këtë rast, dje, para mediave, ka deklaruar, se pas përfundimit të projektit, muret do të hiqen. Nëse vërtetë na qenka kështu, atëherë, ne shtrojmë pyetjen: Pse pra gjithë këto shpenzime të buxhetit komunal, për ngritjen e mureve të betonit, të cilat pastaj do të rrënokan?! Madje, përshkak të këtyre barrierave, nuk përjashtohet rreziku edhe nga vërshimet atmosferike të disa shtëpive këtu.
Prandaj, duke qenë dëshmitar të shqetësimit të këtyre banorëve, pronarë të dëmtuar të shtëpive (Fatmir Aliu, Hajredin Aliu, Riza Haziri, Sefedin Aliu, Faton Aliu, Valdrin Haziri dhe Shpat Haziri), nga këtu i bëjmë thirrje kryetarit të komunës, z. Haziri, që realizimin e projekteve, siç është projekti i lumit “Mirusha” në këtë rast, ti vë në plan të parë interesat e qytarëve, e jo ti rrezikoj ata si si në këtë rast.
Grupi I Këshilltarve të PDK, në KK Gjilan