Me një ceremoni rasti që u organizua nga DKA -ja dhe shkolla ku ka punuar, sot u pensionua profesoresha e kimisë, Magbule Syla nga Pozharani. Profesoresha Syla, ka kontribuar dhe ka shërbyer mbi 40 vite në procesin arsimorë në edukimin e shumë brezave, në komunën e Vitisë u than ë këtë ceremoni.
E në emër të institucioneve komunale, drejtoresha e arsimit, Fatbardha Emini së bashku me Mufail Halabaku, drejtor i shkollës së mesme të lartë “Kongresi i Manastirit” në Pozharan, i kanë ndarë një mirënjohje dhe e kanë falënderuar profesoreshën Syla për kontributin shumëvjeçar që ka dhënë ajo në edukimin e shumë gjeneratave në këtë komunë.
Përndryshe Magbule Syla, së fundmi ishte profesoreshë në shkollën e mesme të lartë “Kongresi i Manastirit” në Pozharan e cila për herë të fundit mbajti ditarin shkollor në klasë.Aziz Zuka