Gjilan, 7 tetor 2024 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 30 shtator – 6 tetor 2024, ka regjistruar gjithsej pesëdhjetegjashtë (56) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetedy (62) personave.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
- dyzetekatër (44) aktakuza, ndaj pesëdhjetenjë (51) personave,
- tridhjetegjashtë (36) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
- pesë (5) ankesa,
- gjashtë (6) kërkesa për shitje të aseteve,
- tre (3) persona të ndaluar,
- tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave.
Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar njëzetetetë (28) persona.