Futbolli ndërkombëtar

Përparim Muja pjesëmarrës në “Vrapimi i Nëntorit” 

Dashuria për sportin e atletikës për Përparim Muja, nuk ka të ndalur. Gara e radhës për Mujën do të jetë “Vrapimi i Nëntorit”, garë e cila do të mbahet me 28 nëntor. 

 

Për Ditën e Flamurit, Përparim Muja do të vrapon në Gjysmë-Maratonën në edicionin e dytë “Vrapimi i Nëntorit”, ku nisja do të bëhet nga Kompleksi Memorial Adem Jashari në Prekazin legjendar dhe do të përfundon në sheshin e qytetit të Skenderajt. 

 

“Është nder i pamohueshëm të vraposh në këtë shteg të lirisë në vendin e Komandantit legjendar Adem Jashari, ku ai i vuri themelet e lirisë së shtetit të Kosovës. Për mua është krenari, dinjitet e emocione të përkulesh para dëshmorëve në Kompleksin Memorial – Adem Jashari në Prekaz”, theksoi Muja. 

 

Përparim Muja atletikën e ka pasion, ai gjatë këtij viti ka vrapuar plot 8 Gjysmë Maratona, ndër to në dy Gjysmë Maratonat në Pogradec, Tiranë dhe në Kosovë  duke u stolisur me medalje, mirënjohje e kupa.  

 

Muja nuk do të ndalet me kaq, pasi me 3 dhjetor do ta përmbyllë këtë vit në mënyrë spektakolare duke vrapuar me simbolet e Kosovës në qytetin e Gjenevës të shtetit Helvetik në Zvicër. 

You Might Also Like