Gjilan

Prokuroria: Për një javë 63 kallëzime penale ndaj 68 personave

Gjilan, 20 janar 2025 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 13 – 19 janar 2025, ka regjistruar gjithsej gjashtëdhjetetri (63) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetetetë (68) personave.

 

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

  • tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, ndaj nëntëmbëdhjetë (19) personave,
  • tetëmbëdhjetë (18) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • gjashtëdhjetedy (62) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë,
  • pesë (5) persona të ndaluar,
  • tri (3) kërkesa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, ndaj tre (3) personave.

 

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar njëzet (20) persona.

 

 

You Might Also Like