Muzikë

Puhiza Sadiki talentja e madhe e këngës e pianos

Shkolla e Muzikës në Gjilan në mesin e saj ka shumë talent e talente të instrumenteve të ndryshme, njëra ndër ta është edhe tetëvjeçarja Puhiza Sadiki, e cila po dëshmon se ka një ardhmëri të ndritshme në skenën muzikore.

Me talentin që ka Puhiza në instrumentin e Pianos dhe këngëve të saja të le përshtypje se kemi të bëjmë me një artiste të madhe të skenës muzikore, transmeton Radio Star.

Puhiza në shumë manifestime ka performuar në stilin e saj të veçantë dhe në mënyrë profesionale, duke treguar se qytetit të Gjilanit dhe shtetit të Kosovës po i vije një talente e madhe në skenën muzikore, ku do të na bën krenar edhe në skenat evropiane.

Talentin që e posedon tetëvjeçarja Puhiza Sadiki, në mënyrë brilante e ka shfaqur në Gala-Mbrëmjen, ku ishte prezent eurodeputeti austriak, Lukas Mandl.

Puhiza performoi me piano me Veprën T.Harapi, këngë e cila ka mahnitur me përformancën e saj duke u duartrokitur për një kohë të gjatë nga shumë të pranishmit të cilët ishin në këtë Gala-Mbrëmje, transmeton Radio Star.

Tetëvjeçarja e talentuar Puhiza Sadiki e cila vijon mësimet në klasën e dytë të Shkollës së Muzikës në Gjilan, ka bërë të ditur se dashuria më e madhe në jetën e saj është piano dhe kënga.

“Tani vijoj mësimet në klasën e dytë, jam e gëzuar dhe e lumtur që jam në mesin e kësaj shkolle me arsimtarë të shkëlqyer, por edhe shoqet e shokët e mia janë të mire. Unë isha krenare që u përzgjodha për këtë Gala Mbrëmje që të performoj para eurodeputetit dhe shumë mysafirëve të çmuar të shtetit të Kosovës, duartrokitjet e gjatë të cilat mu drejtuan me të përfunduar performancën time është dhurata më e mirë, këto duartrokitje ia dhuroj arsimtarëve të mi e familjes sime”, ka bërë të ditur talentja e ardhmërisë së pianos dhe këngës, Puhiza Sadiki./Radio Star/

You Might Also Like