Viti

Qytetarë të Vitisë, kujdes mos keqpërdorni ujin për pije –mund të gjobiteni me gjoba të larta

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka kërkuar nga Drejtoria e Inspekcionit në Viti, që të merre masa ndaj qytetarëve të pandërgjegjshëm të cilët keqpërdorin ujin e pijshëm nga sistemi i ujësjellësve publik për larjen e automjeteve, larjen e trotuareve dhe rrugëve, përdorimin e ujit në punishte ndërtimore dhe ujitjen e arave e kopshteve

Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, bënë me dije se me kërkesën e kryetarit Haliti dhe pas shqetësimeve të ngritur nga qytetarët inspektorët janë në terren duke monitoruar shfrytëzimin e ujit në veçanti në fshatin Letnicë, qytetin e Vitisë dhe fshatrave të tjera duke monitoruar shfrytëzimin e ujit të pijshëm nga sistemi i ujësjellësit.

Drejtori Ahmeti, potencoi se pos vërejtjeve nga inspektorati keqpërdoruesit e ujit mund edhe të gjobitën në rast se hasën në keqpërdorimin e ujit nga sistemi publik i ujësjellësit për larjen e automjeteve, larjen e trotuareve dhe rrugëve, përdorimin e ujit në punishte ndërtimore dhe ujitjen e arave e kopshteve.

Ai tha se gjobat do të aplikohen në pajtim me ligjet në fuqi dhe kërkoj nga qytetarët që në këto ditë me vapë, uji i pijshëm të shfrytëzohen në mënyrë racionale.

Aziz Zuka

You Might Also Like