Gjilan

Qytetari Dardan Demiri nderon Ditën e Flamurit me një veprim domethënës në Lapidarin e Agim Ramadanit

Në nderim të Ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, qytetari Dardan Demiri, i njohur për angazhimin e tij në zbukurimin e ahengjeve, ka ndërmarrë një akt simbolik dhe plot kuptim për të përkujtuar këtë ditë të shënuar. Ai ka vendosur plot 1138 lule në lapidarin e heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana.

Ky veprim, përtej estetikës së tij, përfaqëson një mesazh të fuqishëm patriotik dhe kujtese historike. Dardan Demiri ka zgjedhur me kujdes numrin e luleve, duke iu referuar simbolikës së Brigadës 138, brigada me të cilën Agim Ramadani ka lidhur emrin dhe lavdinë e tij gjatë luftës çlirimtare. Për këtë aksion, Dardan Demiri tha:

“Në shenjë të përkujtimit dhe Ditës së Flamurit, me shumë krenari e dashuri, i kam vendosur këto lule tek heroi i cili shkuli themelet e kufirit për të jetuar në liri.”

Agim Ramadani, i njohur si një ndër strategët më të mëdhenj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), mbetet simbol i guximit dhe sakrificës për lirinë e Kosovës. Lapidari i tij në qytetin e Gjilanit është kthyer në një vend përkujtimi, ku qytetarët dhe të rinjtë mblidhen për të nderuar veprën dhe trashëgiminë e tij.

Dita e Flamurit, e cila përkon me shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912, është një moment ku shqiptarët anembanë botës kujtojnë rrënjët e tyre historike dhe heronjtë që kanë sakrifikuar për liri dhe bashkim kombëtar. Veprimi i Demirit sjell në vëmendje lidhjen e fuqishme mes flamurit kombëtar dhe figurave si Agim Ramadani, i cili luftoi për të mbrojtur këtë simbol të shenjtë. Vendosja e 1138 luleve, që i referohet brigadës ku Agimi ishte një nga figurat kyçe, përfaqëson respektin e brezave të rinj për të kaluarën dhe një premtim për të mos harruar sakrificën e atyre që dhanë jetën për liri.

Akti i Dardan Demirit është mirëpritur me entuziazëm nga qytetarët e Gjilanit dhe më gjerë. Shumë prej tyre e kanë vlerësuar këtë gjest si një shembull.

“I tillë duhet të jetë secili prej nesh, të mos harrojmë kurrë se ku qëndrojnë rrënjët tona,” tha një kalimtar pranë lapidarit.

Ndërkohë, Demiri shprehet i përkushtuar për të vazhduar me veprime të tilla simbolike edhe në të ardhmen, duke u bërë zë i gjallë për mesazhin e lirisë dhe krenarisë kombëtare. Vendosja e luleve nga Demiri e bën këtë hapësirë edhe më të veçantë për Ditën e Flamurit, duke treguar se vlerat kombëtare mbeten të gjalla në zemrat e njerëzve. Me veprimin e tij, Dardan Demiri na rikujton rëndësinë e ruajtjes së lidhjes me historinë dhe heronjtë tanë, duke e bërë Ditën e Flamurit një festë jo vetëm për të kaluarën, por edhe për të ardhmen.

E gjithë familja e heroit Agim Ramadani ka dhëne pëlqimin dhe mbështetjen për këtë dekorim te luleve.

 Njeriu i parë i Kompanisë AR Katana Muhamet Ajrullahu i cili e ka mbështet në mënyrë financiare këtë dekorim të lapidarit, ka theksuar me shumë krenari e nostalgji: ,,Unë personalisht në festat e ardhshme, ndoshta edhe nga Viti i Ri të gjithë lapidaret e dëshmorëve do t’i dekoroj në këtë mënyrë. Kjo do të bëhet nëse institucionet nuk ndërmarrin ndonjë hap, nuk ka dashuri e respekt më të madh se sa ti nderosh heronjtë e lirisë,,

You Might Also Like