“Fushat e futbollit të rënduara, po e pësojnë futbollistët dhe klubet”
Në kuadër të javës së 6-të në Superligë, klubi ynë FC DRITA do të përballet me FC Ballkanin në ndeshjen derbi të kësaj xhiroje.
Për këtë takim para gazetarëve foli kryetrajneri, Zekirija Ramadani, i cili tha se kundërshtari është një skuadër me kontigjentë të mirë të lojtarëve.
“Gjithmonë kemi shfaqë lojëra të mira përballë FC Ballkanit, jam i bindur se një të tillë do ta shfaqim edhe nesër. Ekipi nuk e ndjen lodhësinë, por është i gatshëm për të dhënë maksimumin, që nesër të arrijmë te objektivi jonë kryesorë”, tha fillimisht trajneri, Zekirija Ramadani.
Trajneri ynë, theksoi se kanë punuar për këtë ndeshje dhe gjithmonë përgatisin ndeshjen me formacioni më adekuat.
“Gjithmonë mundohem me nxjerrë sistemi më adekuat për kualitetin e futbollistëve, aty parashihen mungesat, lëndimet, futbollistët e zëvendësuar,çfarë të ndryshojmë. Më gëzon fakti që gjatë kësaj periudhe kanë punuar për dy-tre lloj sistemesh dhe me përgatitje e përgatisim ndeshjen dhe besoj edhe nesër do ta kemi sistemin e lojës”, theksoi drejtuesi i skuadrës sonë, Zekirija Ramadani.
Më tej, trajneri Ramadani foli për lëndimet e lojtarëve në ndeshjet e fundit, të cilët falë kontigjentit klubi ynë po i zëvendëson zbraztirat.
Megjithatë, trajneri Zekirija Ramadani thekson faktin e fushave të rënduara sportive në Kosovë.
“Na kanë mërzitur shumë, por lëndimet janë pjesë e lojës, pjesë e futbollit dhe skemi çfarë bëjmë. Por, ndoshta duhet të vetëdijësohemi të gjithë dhe sa më shpejtë t’i shmangemi fushave që po i zhvillojmë ndeshjet. Këto lëndime janë lëndime teknike që vijnë nga fushat e rënda, ku brenda një muaji kemi dy lëndime të rënda. Shpresoj që as ne, por asnjë futbollist i skuadrave tjera të mos pësojë lëndim”, ka përfunduar Ramadani.
Kryendeshja e kësaj jave FC DRITA:FC Ballkani zhvillohet nesër, ora 15:00, Stadiumi Ndihmës (fusha te rrethi).
Konferencën e plotë mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm:
https://www.facebook.com/share/v/TLAR8mYHjVFYhdQm/?mibextid=oFDknk