Futboll

Ramadani: Provuam me armët e forta tonat, por nuk ia dolëm

Zekirija Ramadani. kryetrajner i Gjilanit theksoi pas ndeshjes me Ferizajn:

“Ishte çështje fati. Nuk është se nuk e deshëm fitoren. Krijuam shumë, sidomos pas minutës 30-të, Enea u harrua që ishte në portë”.

“Provuam edhe me harkime që është arma jonë më e fortë. Është edhe meritë e kundërshtarit që nuk fituam. Gjithmonë ndeshjet e para janë të vështira kur përballë ke një skuadër që nuk ka çfarë të humb”.

“Ferizaj është në vendin e fundit dhe çdo pikë për ta është e madh. Unë jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Nëse vazhdojmë me këtë karakter, do t’i gëzohemi objektivit”, ka thënë Ramadani.

You Might Also Like