Ramush Haradinaj i impresionuar me të arriturat e bizneseve shqiptare në Gjermani
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka disa ditë që po qëndron në shtetin e Gjermanisë, ku është takuar me shumë biznese shqiptare të cilat veprojnë në këtë shtet.
Haradinaj ka theksuar se ka pare nga afër suksesin e shqiptarve që kanë arritur në shumë sfera ku një pjesë e madhe zotërojnë biznese të suksesshme duke i tejkaluar edhe ata vendore në Gjermani.
“Kompania “Baliu Trans GmbH & Co.KG”, e cila udhëhiqet nga Bajram Aliu me rreth 200 punëtorë me profesionalizëm e korrektsi është një kompani shembullore. Poashtu vizitova kompaninë “Adler Haustechnik GmbH” me pronar Selim Ukaj e cila është një ndërrmarrje shumë e suksesshme.
Jam shumë krenar me punën dhe sukseset e bashkëatdhetarve tanë gjithandej nëpër botë. Arritjet e tyre janë arritje edhe të Kosovës”, ka bërë te ditur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
