Futboll

Reagon gjyqtari Ilaz Ajeti: Do të ngre padi ndaj shpifësve për dëmtim imazhi dhe kallëzim penal për kinse marrje ryshfeti

Deklaratë e plotë e gjyqtarit kryesor të ndeshjes KF Suhareka – KF Rahoveci

Për shkak të publikimit të shpifjeve dhe fyerjeve të drejtuara ndaj meje – Ilaz Ajeti – gjyqtar kryesor në ndeshjen e Raiffeisen Liga e parë e Kosovës ( KF SUHAREKA – KF RAHOVECI ), me qëllim të dëmtimit të reputacionit, imazhit si dhe dinjitetit tim, e shfrytëzoj të drejtën time në reagim për shpifjet, fyerjet te publikuara e të cilat i deklaroj që janë të pasakta dhe kërkojë që të korrigjohen këto fakte që po më shqetësojnë jashtëzakonisht shumë, sepse janë 100% të pavërteta. Këtë reagim e bëjë duke u bazuar në nenin 13. Te ligjit nr.02/L-65, ( Ligji civil kundër shpifjes dhe fyerjes). Po ashtu njoftoj opinionin se kam angazhuar avokatë dhe të cilët janë në përgatitje të padisë për shpifje dhe dëmtim imazhi si dhe kallëzim Penal për marrjen e ryshfetit, ndaj KF Rahoveci (personit të autorizuar dhe kompetent) si dhe ndaj kryeredaktorit dhe redaktorit përgjegjës të Portalit Rahoveci24.com.

Me respekt,

Ilaz Ajeti.

You Might Also Like