Publicistit, e veprimtarit, Refik Hasanit, i ndahet Mirënjohje
Dje, në Takimin PanShqiptar, që u mbajt në Hotel ,,EMERALD’’, në Prishtinë.
Të pranishëm ishin shumë mysafirë Nderi nga hapsira Shqiptare dhe Diaspora.
Tema ishin nga Historia, Identiteti e Integrimi
Mirënjohja, ju nda për kontributin e rëndësishëm në fuqizimin e zërit në dobi,të ngritjes e afirmimit Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, në nivelin më të lartë për Referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992, luftës së UÇPMB-ës, por edhe në pasqyrimin në vështrime, debate, tribuna e konferenca shkencore, veçmas mbi Reciprocitetin, mbi pasivizimin e adresave-si një pastrim Etnik, diskriminimin në shumë segmente të jetës.
E nderuan me një Mirënjohje – Çmimi i Lartë, nga Këshilli Kombëtarë Organizativ i Takimit PanShqiptar.