Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), dega në Gjilan, mbajti kuvendin zgjedhor në nëndegën “Arbëria III”. Në punimet e kuvendit zgjedhor morën pjesë kreu i AAK-së në Gjilan, njëherit zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, Ibish Ibishi, shef i grupit të këshilltarëve të AAK-së në kuvendin komunal të Gjilanit, dhe kryetari i të rinjve, Arlind Vokshi. Rexhep Kadriu faleminderoi udhëheqjen e kësaj nëndege, duke iu shprehur mirënjohje për punën e paloshshme që kanë bërë në organizimin dhe rritën e aleancës në këtë pjesë. “Shprehi respektin dhe mirënjohjen më të sinqertë për punën që kreu i kësaj nëndege, Shefqet Ajeti bashkë me kryesinë, kanë bërë për organizimin dhe rritën e aleancës qoftë në nivel nëndege, qoftë në nivel dege e qendre”, tha Kadriu. Ai shtoi se pa punën tuaj, koordinimin dhe vullnetin që keni dëshmuar, sot AAK nuk do të ishte në udhëheqje të vendit. “S’ka asnje dyshim se alenaca po rritet vazhdimisht, kësisoj po bëhemi gati për përgjegjësi të reja dhe sfida të reja, sepse ju na obligoni, rrita e vazhdueshme e aleancës është mesazhë i fuqishëm për ne, për të ardhmen e aleancës”, përfundoi Kadriu. Kuvendi i nëndegës me votë unanime zgjedhi për kryetar të saj Ardian Foniqin, si dhe delegatët që do të marrin pjesë në punimet e kuvendit të degës i cili do të mbahet me 8 qershor të këtij viti