Rreth 480 mijë euro subvencione shtesë për sektorin e bujqësisë në komunën e Gjilanit
Gjilan, 20 korrik 2023 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar një memorandum të bashkëfinancimit me drejtorin Islamic Relief Kosova, Dr. Mohamed Soliman.
Memorandumi kap vlerën e afro 480 mijë euro dhe mjetet do të shkojnë për subvencione shtesë për sektorin e bujqësisë.
“22 serra nga 500m2, 30 panele diellore për fermerët, 120 lopë qumështore do të shpërndahen për fermerët përfitues .Ashtu siç jemi zotuar, bujqësia do të jetë një ndër sektorët më të zhvilluar në Gjilan”, është shprehur kryetari Hyseni.