Futboll

Sabit Bilalli, lojtar i ri i SC Gjilanit

SC Gjilani ka arritur marrëveshje me mesfushorin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Sabit Bilalli. i lindur në Pulë të Kroacisë, mesfushori 26-vjeçar  është i gjatë 181 centimetra dhe së fundi kishte luajtur për Rabotniqkin e Shkupit. Ai luan me këmbën e djathtë dhe në karrierën e tij fillimisht kishte luajtur për të rinjtë e Renovës, të Dinamos së Zagrebit për të kaluar në Gjermani te klubi Luckenwalde e më pas në Shkëndije e Tetovës, Gostivar, FC Shkupi, Partizani i Tiranës dhe së fundi te Rabotniqki i Shkupit. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like