OPINION

Sami Kurteshi është nderi dhe krenaria e Gjilanit!

Shkruan: Ismet Rashiti, publicist

Njeriu që ka dhënë gjithçka për Gjilanin. Simbol i rezistencës në burgjet e tmerrëshme ish jugosllave. Njeri i ndershëm, i vendosur, i qëndresës dhe i besës. Njeri i shkencës, artit, kulturës dhe sportit. Magjistër i  Shkencave Politike në Universitetin më të njohur të Cyrihut. Dje Avokat i Popullit, sot Kryetar i Gjilanit. Është nderë për Gjilanin t’a ket kryetar një njeri të këti kalibri të lartë me vlera evropiane!

Në kohët më të rënda të popullit shqiptar, në ditët e egra të okupimit klasik serb dhe në vitet e mbrapshta, kur Kosova kërcnohej nga forca të mëdha policore dhe ushtarake, Gjilani bënte rezistencë, qëndronte fuqishëm dhe nuk dorëzohej. Pikërisht në këto këhë të vështira, rritej e forcohej rezistenca e djemve dhe vajzave gjilanase.

Njëri nga këta djem që me kohë ishte radhitur në krahun e rezistencës aktive, ishte Sami Kurteshi, djali i një familje intelektuale, të vendosur e me taban kombëtar den baba den.

Qyshë në moshën rinore dallohej për karakterin e tij të fortë, dashurinë e madhe që kishte për Kosovën dhe Gjilanin e tij. Kudo që i shkilte këmba, merrete frymë, jetonte e sakrifikonte gjithçka për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Njëri ndër bashkëpunëtorët më të afërt të heronjve, Kadri Zeka, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Zijah Shemsiu me të cilët, i bënte ballë soldateskes serbe, pavarësisht rrezikut për jetë që e priste në çdo moment .

I bindur se lëvizjes atdhetare në Kosovë, i duhej ndihma me litereaturë dhe mjete tjera për çlirimin e Kosovës, Sami Kurteshi bashk me heroin,    Zijah Shemsiu, qyshë me datën, 7 tetor të motit 1983, të vetëdieshëm për rrezikun e madh që mund ti priste, ishin nisur nga Zvicra të ngarkuar me gazetën “Zëri i Kosovës”, literature tjetër patriotike dhe armë, ia kishin mësyer Gjilanit që të takoheshin me Rexhep Malajn e Nuhi Berishën. Ta forconin Lëvizjen Kombëtare dhe  ti jepnin shtytje luftës së drejtë të popullit shqiptarë për liri, demokraci dhe pavarësi!

Në rrugë e sipër, në afërsi të Beogradit, mbi njëqind forca policore të armatosur deri në dhëmbë, i rrethojnë dhe i arrestojnë. Edhe në burg, Sami Kurteshi, i pathyeshëm nga torturat e rënda. Mbi një vit, pa pare dritë e diellit me sy, në çelitë e tmerrëshme të Burgut Qendror (CZ) të Beogradit. Tortura e provokime të mëdha kishin rend mbi trupin e njomë e të pathyeshëm të këti djaloshi patriot. Për një vjet hetime, rrahje e përgjakje nga policia serbe, Sami Kurteshi, nuk zbulon asnjë secret, nuk jep asnjë shok, asnjë lidhje. Kishte vendosur ti jepte gjithçka, Atdheut dhe Gjilanit të tij. Pas hetimeve të gjata e të mundimëshme, Sami Kurteshi, ashtu i dërmuar nga torturat dënohet me 9 vite burg të rend, ndërkaq shokun e tij të idealit, sot hero i Kosovës, Zijah Shemsiun, e mbysin në çelitë e Butgut famëkeq të Beogradit.

Pas kryerjes së burgut, Sami Kurteshi sërish në ballë të veprimtarive çlirimtare. Nuk ndalet për asnjë çast. Në kohët e represionit të madh serb, ishte Sekretar i Përgjithshëm i KMDLNJ-së dhe në Komitetin për Eliminimin e Diskriminimit Racial pran OKB-së. Pas çlirimit, Sami Kurteshi ka shërbyer si Avokat i Popullit, i zgjedhur me të drejtë dhe me meritë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Detyrë kjo që e ka kryer me nderë dhe përgjegjësi të lartë institucionale.

Aktualisht është anëtar i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, deputet I Kuvendit të Kosovës  dhe Kandidati potencial për Kryetar të Gjilanit në zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Emri dhe figura e Sami Kurteshit, lidhet me të gjitha zhvillimet poilitike e kombëtare përgjatë katër dekadave të fundit. Ndaj do të ishte nderë dhe krenari e veçantë për të gjithë qytetarët e Gjilanit, ashtu siç u krenua çdo herë dhe çdo kund me Gjilanin e tij, Sami Kurteshi,  që me 22 tetorë t’a votojnë të gjithë dhe pa hezitim njeriun e punës, vendosmërisë, dijes dhe shpresës së madhe për ndryshim. Kjo është koha e Sami Kurteshit, i cili po vjen bashk me ndryshimin e madh.

Me Sami Kurteshin, do të krenohet Gjilani dhe mbarë Kosova!

You Might Also Like