Futboll

SC Gjilani gjeti kryetrajner në Shqipëri

Klodian Duro do të jetë kryetrajner i Gjilanit, kanë bërë me dije drejtues të klubit kuq e bardhë nga Gjilani. Duro do të zëvendësojë Zekirija Ramadanin, që javë më parë u largua dhe karrierën do t’a zhvillojë në Arabinë Saudite.

Florim Zuka, kryetar i Gjilanit, besimin ia ka dhënë Klodian Duros, që më herët në Kosovë ka qenë kryetrajner i Lirisë së Prizrenit dhe Feroniklit nga Drenasi dhe që supozohet se e njeh futbollin kosovar.

Para se të fillojë kampionati i ri, Klodian Duro bashkë me ekipin e tij të ri SC Gjilani do të ketë përballje në garat evropiane, në kuadër të Europa Conference League, ku do t’i dalë para ekipit Progres nga Luksemburgu.

Të rikujtojmë se në të kaluarën SC Gjilani kishte pasur trajner nga Shqipëria. Ishte Gentijan Mezani, që për gati dy vite ka qenë kryetrajner i SC Gjilani./kryelajmi.com/.

 

You Might Also Like