Futboll

SC Gjilani ndahet nga Tomislav Bushiç

Sulmuesi i SC Gjilani nga Kroacia, Tomislav Bushiç sot në përballjen e skuadrës së Gjilanit përball Prishtinës, luajti minutat e fundit të karrierës së tij profesionale, ku pas këtij takimi ai vendosi që të pensionohet nga futbolli aktiv profesionist.
Tomislav Bushiç, pas ka një karrier të pasur ku luajti në shumë skuadra të ndryshme, duke fituar shumë trofe dhe duke realizuar gola të shumtë e ku veçohet titulli me skuadrën nga vendlindja e tijë Hajduk Split në sezonin 2005-2006, ku edhe kishte epitetin e golshënuesit më të mirë në skuadër.
Bushiç, skuadrës së Gjilanit iu bashkua në vitin 2019, e për dy vite ai dha kontribut në sukseset historike duke realizuar 10 gola në 31 paraqitje për skuadrën e Gjilanit, në suksesin e vitit të kaluar ku arritëm që të përfaqësojmë shtetin tonë në arenën ndërkombëtare.
Skuadra e Gjilanit e falemnderon sulmuesin, Tomsilav Bushiç për kontributin e dhënë sa ishte pjesë e Gjilanit, duke i uruar sukesese në hapat e mëtutejeshëm të karrierës së tijë jashtë fushave të blerta.

You Might Also Like