Futboll

SC Gjilani sjell në radhët e veta edhe Blerind Morinën

Blerind Morina, që së fundi ishte pjesë e Feroniklit ’74 është prurja më e re te SC Gjilani. Ky mesfushorë me tipare sulmuese ka luajtur për të gjitha gjeneratat e reja të Kombëtares së Shqipërisë.

Ai gjatë karrierës së vet, ka luajtur te ekipet e grupomoshave të reja në klube të njohura belge si Cercle e Oostende dhe më pas ka kaluar në Itali te ekipi Reggiana për të vazhduar më pas karrierën në Kosovë te Dukagjini ’74.

Ai është i lindur në vitin 2001 dhe ka gjatësinë prej 175 centimetrave, kurse është me nënshtetësi të Shqipërisë dhe të Kosovës. Shihet si një lojtarë shumë premtues dhe do të jetë nën urdhërat e kryetrajnerit të ri të SC Gjilanit, Ardian Nuhiu./kryelajmi/.

You Might Also Like