Futboll

SC Gjilani të përqendruar për sfidën e mesjavës ndaj Ballkanit

Skuadra ka mbyllur përgatitjet për duelin e mesjavës ndaj Ballkanit edhe pse në kohë të limituar nga dueli i kaluar i fundjavës.

Gjithë ekipi ka qenë në dispozicion të stafit teknik për këto pak ditë dhe kanë qenë të përqendruar maksimalisht në kërkesat që kanë patur gjatë përgatitjes së ndeshjes.

Oltion Bilalli dhe Marko Roganovic kanë stërvitur në normalitet dhe janë të gatshëm për këtë duel, ndërkohë që mungesa e vetme për duelin ndaj Ballkanit pritet të jetë Shqiprim Taipi për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë (4).

     

Dueli ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit do të zhvillohet të enjten me fillim nga ora 15:00 në stadiumin e qytetit në Suharekë.

You Might Also Like