Futboll

Shkarkohet “baba”

Ismet Munishi nuk është më kryetrajner i Gjilanit. Shkarkimi është i konfirmuar brenda ekipit kuq e bardh nga Gjilani, që objektiv kishte titullin kampion, por që edhe sivjet duhet të kënaqet me daljen në Evropë.

Deri në ndeshjen me Dukagjinin, Gjilani kishte shpresa se do të mund të arrihet qëllimi, por pas humbjes me 2:0 nga ekipi klinas edhe ato pak shpresa u shuan.

SC Gjilani ende nuk ka dalë me komunikatë zyrtare, por kjo pritet të bëhet shumë shpejt.

Ismet Munishi kishte shtuar bindjen te SC Gjilani se do t’a bëjë këtë ekip kampion dhe në disa momente pati edhe pozitën e liderit me ekipin e tij, por në momentet kyçe nuk u shfrytëzuan gabimet e kundërshtarëve, sidomos ato të Ballkanit dhe tashti gati se kjo shpresë u shua tërësisht. Gjilani deri më tash ka vetëm tri humbje (një prej tyre me rezultat zyrtar), por ka numër shumë të madh të barazimeve, gjithsej trembëdhjetë, andaj ka ngecur me Ballkanin për nëntë pikë e klubi suharekas pretendon se edhe dy të tjera do t’i fitojë në tavolinë./kryelajmi.com/.

You Might Also Like