Shkolla e Futbollit “78” ishte pjesëmarrëse në turneun “KUSHTRIMI CUP 2018” me këto grupmosha : parafatosë, fatosë, pionierë dhe kadetë.
Siç thekson Arben Zeqiri, trajner me fatoset ekipi zuri vendin e 3, me pionierët po ashtu vendin e 3, kurse kadetët u plasuan ne vendin e katërt.
Edhe trajneri Genc Sermaxhaj është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit të tij.
Në grupmoshën e pionierëve lojtari më i mirë i turneut u shpall Asdren Zejnullahu, kurse në grupmoshën e Kadetëve lojtari me perspektivë Floriant Sylejmani.
Duhet cekur se pas eksperiencës profesionale si trajner kondicional në Dubai, ish futbollisti i njohur i Gjilanit dhe Dritës, Arben Zeqiri tani është rikthyer të punojë në shkollën e tij private të futbollit “78”, ku bashkë me Genc Sermaxhajn ish-futbollistin tjetër të Gjilanit, Dritës e Prishtinës po punojnë me përkushtim të madh në zbulimin e talenteve.
Kjo shkollë është vatër e talenteve dhe krejt kjo po arrihet falë punës përkushtuese profesionale me planprogram pedagogjik profesional dhe bashkëkohor, ngase të dy trajnerët së fundi janë pajisur me licencat C.