Muzikë

Shkolla e Muzikës mban koncert festiv në Ditën e Çlirimit

Shkolla e Muzikës në Gjilan, ka mbajtur një koncert të madh festiv në Ditën e Çlirimit, i cili është përcjellë nga një numër i madh i publikut, të cilët u kanë duartrokitur gjatë nxënësve filloristë dhe atyre të shkollës së mesme.

Fillimisht është paraqitur Orkestrina e Harkorëve (Menuet dhe trio), për të vazhduar më pas me Ronita Arifi  – harpë (Dz.Klark Andante), Arda Jakupi –piano (J.H. Bah “Poloneza”), Zana Sylejmani-violinë (“Tuinke-Tuinkle”), Kuartet i klarinetave (“Vallja e Rugovës) orkestruar nga Burhan Azizi, Lumturie Shabani-këndim solo (P.Jakova “Dielli ka perëndue”), Urim Maliqi – kitare (L.Brouer “An Toka”), Kaon Ibrahimi-piano (“Malaguena”), Gert Azizi-violinë (O.Rieding Koncert, h-mol), Frosina Muji – këndim solo (Schubert “Standchen”), Rina Shabani-flaut (“Russiches ziguane”), Blina Shehu-piano (Tchaikovsky “Maji”), Mal Rexhepaj  – trompete (“Kënga Epike”), Begatim Osmani-kitare(J.Ferer “De noche en el lago), Trio-violincelo (M.Ravel “Bolero”),  Miranda Ibrahimi dhe Ernesa Surdulli (L. Dizdari “Mbrëmje në Bregdet), Loreta Bajrami-flaut (A. Dvorzak “Humereska”), Erda Kryeziu-violë (E.Jenkinson “Elfentaus”), Anila Aliu-piano (F.List “Liebestraume”) , Elona Sadiku dhe Lumturie Shabani (C.Zadeja “Shkodra ka plot dashuri”), Orkestra e Shkollës së Mesme(“Folloë me”-“Happy”), Kori i Shkollës së Mesme.

Krejt ky program është përgatitur nga profesorët Argëtim Bajrami, Mirjeta Haliti, Hajrie Bislimi, Njomza Krasniqi, Hekuran Bllaca, Drilon Qoqaj, Visar Osmani, Lumnije Osmani, Xhentian Jetishi, Arife Kastrati, Dafina Bajrami, Besmir Behluli, Arzije Jusufi, Gentiana Ahmeti, Gëzim Pira dhe Florentina Rushiti.

Në fund të koncertit, drejtori i Shkollës së Mesme të Muzikës, Kushtrim Jakupi, ka nderuar me mirënjohje pianisten Anila Aliu, fituese në shumë gara vendore dhe ndërkombëtare, sikurse edhe profesorin e muzikës Izet Kallaba, i cili ka theksuar se ndjehet krenarë që ka punuar në këtë shkollë, kurse për fund është kënduar nga kori një këngë korale për Agim Ramadanin, të cilën e ka kompozuar Izet Kallaba.

You Might Also Like