Nxënësit e shkollës së mesme teknike “Mehmet Isai” të Gjilanit, gjegjësisht Eko-Klubi i shkollës teknike, janë përfitues të projektit të energjisë së ripërtëritshme, të financuar nga organizata Yeni. Sipas fuqisë që ka ky panel 4kW, shkolla do të kursen rreth 1 mijë e 500 euro rrymë brenda një viti. Mësimdhënësi dhe udhëheqësi i këtij klubi të nxënësve, Ismail Shkodra ka thënë se të enjten ka filluar implementimi i panelit solar nga organizata Yeni, ku vlera e këtij projekti të fituar është 4 mijë e 834 euro.
“Qëllimi kryesor i këtij projekti është ruajtja e ambientit, shfrytëzimi eficientë i energjisë elektrike në shkollë dhe se objektivat specifike të këtij projekti janë që të instalohen panele solare me kapacitet prej 4kW, për nevojat e shkollës”, tha ai. Sipas tij, ky projekt ka për qëllim vetëdijesimin e të rinjtë për ruajtjen e mjedisit dhe të përdorimit të burimeve të ripërtëritshme, si dhe do të shërben për aftësimin e nxënësve, njëkohësisht duke e mirëmbajtur sistemin dhe duke kryer praktikë profesionale.
Shkodra thekson se duke u angazhuar në tranzicionin energjetik, shkolla jonë jo vetëm që do të redukton gjurmën e tyre të karbonit, por gjithashtu do të japim një shembull frymëzues që të tjerët të ndjekin këtë shembull.
Drejtoria e shkollës i falënderon mbi 230 nxënës pjesëmarrës të shkollës sonë, të cilët me aktivitetet e tyre kanë bërë që të jenë edhe përfitues të këtij projekti shumë të rëndësishëm për shkollën dhe ambientin si jashtë ashtu edhe brenda shkollës. (a.b).