OPINION

Shteti i Kosovës të funksionoj si model i një shteti demokratik


 

Shkruan:Valentina Bytyqi, Sekretare e Nisma për Kosovën në diasporë –

 

Nisma për Kosovën në Diasporë, do të jetë afër mërgimtarëve dhe zërin e tyre bashkë me interesat që ka do t’i koordinoj me shtetin e Kosovës. Nisma mendon se sfidat e shtetit të Kosovës dhe përgjegjësia e shqiptarëve duhet  t’i kushtohet  përkushtim. Pra, kjo do të thotë se shteti i Kosovës nuk guxon të jetë i korruptueshëm, nuk guxon të mos bëjë ligje moderne ose mos t’i zbatoj ato, nuk guxon të marr shembull nga qeveritë qeveritarët e korruptuar në rajon, nuk guxon të lejojë privilegje për veten dhe për militantët e partive në pushtet etj.

Nisma për Kosovën në Evropë do të punoj që shteti i Kosovës të funksionoi si model i një shteti demokratik e modern, si një shtet i të gjithë qytetarëve.

Nisma për Kosovën në Evropë, do t´ia kthejë dinjitetin, rolin dhe vlerën çdo mërgimtari. Pasi këto vlera dhe kontributi i tyre nga institucionet e Kosovës, janë zbehur shumë.

Lufta u zhvillua dhe përfundoi me fitoren e UÇK-së është edhe meritë e mërgimtarëve nga diaspora.

Nisma për Kosovën një angazhim të veçantë do t´i kushtohet  mbështetjes së projekteve që vijnë nga bashkatdhetarët tanë. Realizimi i këtyre projekteve të tyre do të kishte  efekte që njëkohësisht të bëhej kthimi i njerëzve që kanë fituar përvoja profesionale dhe intelektuale në shtetet  perëndimore.

NISMA ka shumë arsye, që t’i bëjë thirrje të gjithë atyre që nuk pajtohen me format e deritashme të funksionimit politik e institucional të mobilizohen së bashku ta ndërtojmë platformën politike të zhvillimit për të cilën sot ka nevojë mërgata dhe Kosova.

You Might Also Like