Libri

Sintaksa e mendjes

Sadete Tërnava – Osmani
S’jam gjykuese
pse pushoj duke i vëzhguar emrat si lakohen qarqeve e jo rasave
se si sytë përshpirtshëm luten për dëshirat e fshehura
dhe kur flokët e borës e të vashave shkrihen ngrohtësive për pak kënaqësi
herë krahëve të malit e herë të djalit
Sigurisht jam intuitive kur kërkoj
frymës t’ia lëshojnë vendin për fjalimin e saj vjetor
mistik dhe real
se t’jesh i thellë
e bindur jam
është bekim që e kupton vonë
pasi t’kesh shkelur thumbave serikë
duke e faturuar fundin
se s’bën të jesh pushtues
viktimë
asnjëherë

You Might Also Like