Pas inicidentit të ndodhur sot në Gjilan, ku tifozët vendas përkrahës të Gjilanit, Skifterat, sulmuan portierin e Ballkanit Stivi Frashëri, ka dhënë dorëheqje kryesia e Skifterave.
Më poshtë, po e sjellim Komunikatën e tyre të lëshuar pak më parë, ndërsa në fund, keni edhe vegëzën e deklaratës së trajnerit Ismet Munishi dhe postimin e KF Ballkanit, ku shihet momenti i goditjes së portierit Frashëri.
Komunikatë për Media!!
Kryesia e Skifterave ka vizituar në ambientet spitalore Stivi Frashërin për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetsore dhe për të shprehur keqardhje për ndodhinë!
Gjatë pjesës së dytë individ nga tribuna vendase janë ofenduar anasjelltas me portjerib musafir dhe në momentin e golit nga euforia e futjes në fushë, një person ka shtyrë Frashërin dhe një tjetër e ka shkelmuar, ndërkaq kanë qenë kryesia e Skifterave të cilët i janë hudhur sipër për ta mbrojtur!
Distancohemi publikisht nga ky akt i shëmtuar, nuk është në traditën tonë sulmi ndaj lojtarëve të futbollit, përtej kësaj kundrejt një ekipi si Ballkani dhe tifozëve e qytetarëve të Suharekës që gjithmonë na kanë bërë të ndihemi si në shtëpinë tonë!
Kushdo me qëllim njollosjen e vlerave tona sportive dhe tifozerike duhet të përgjigjet për veprimet e veta!
Kryesia e Skifterave e indinjuar thellësisht nga ngjarja deklarohet për DORËHEQJE të PAREVOKUESHME si bartës të organizimit dhe paraqitjeve të grupit!