Gjilan

Sopi Haziri: Administrata në Gjilan zgjat orarin e punës për bashkatdhetarë

Administrata e Komunës së Gjilanit ka zgjatur orarin e punës në shërbimeve të gjendjes civile dhe shërbimeve me qytetarë.
Drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Arbenita Sopi Haziri, tha se po kujdesemi që bashkatdhetarët t`i marrin shërbimet me kohë, pa pritje e radhë të gjata në sportele.
Ajo tregoi se administrata në Gjilan, ka zgjatur orarin e punës në Shërbimin e Gjendjes Civile dhe Qendrën për Shërbim me Qytetarë.
“Punojmë edhe të shtunave gjatë muajve korrik dhe gusht, nga ora 10:00 deri në orën 14:00, nga data 6 korriku, e shtuna e parë e këtij muaji deri më 31 gusht, të shtunën e fundit të gushtit”, tha Arbenita Sopi Haziri.
Drejtoresha, theksoi se i mirëpresin bashkë me stafin e Administratës së Përgjithshme në Gjilan.
“Mirë se vini në atdhe”, tha drejtoresha Sopi Haziri.

You Might Also Like